Humb jetën fëmija në Infektivin e Pediatrisë, i prekur me Covid-19

WhatsApp Image 2020 11 05 at 15.42.34 1100x620

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të premte, në QSUT, ku ka humbur jetën një fëmijë i prekur me koronavirus.

Prej ditësh, ai ndodhej i intubuar në reanimacionin e këtij shërbimi, ndërsa nuk ka mundur të mbijetojë.

Ky ishte rasti i parë që një fëmijë në vendin tonë ka humbur jetën i prekur me koronavirus, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë prekur 706 fëmijë, nga të cilët rreth 20 për qind janë ende aktivë.

“Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.