Lamtumirë Oma, ishte pinguini më i vjetër në botë

Oma pinguini 1100x620

E kishin transportuar si një vezë nga Antarktida në Amerikën e Jugut, dhe nga aty me dekada kishte përfaqësuar një nga atraksionet më të dashura nga gjenerata të tëra gjermanësh, që vizitonin kopshtin zoologjik të Vupertalit.   

Ngordhi pas 46 vitesh ai që cilësohej si pinguini më i vjetër në botë, të paktën nga ato që gjenden në kopsht zoologjik. Oma, ose Gjyshja në shqip, ishte pjesë e 12 pinguinëve mbretërorë që erdhën në kopshtin zoologjik të Vupertalit në  vitin 1975, për mos të lënë më ambientin e destinuar për të.

Oma, me sqepin e saj karakteristik, të thyer ndër vite

Oma ishte një nga kafshët më aktive dhe sociale të gjithë kopshtit, derisa vitet e fundit të gjithë miqtë e saj pinguinë dhe jo vetëm, me të cilët ishte rritur, filluan të zhdukeshin nga pleqëria.

Edhe pse lëvizjet e saj bëheshin gjithmonë e më të vështira, pinguini femër gjeti kohët e fundit edhe një partner të ri, që kishte mbërritur në 2018, me të cilin kaloi muajt e fundit të jetës. Ajo vendosi të mos hajë më, duke humbur peshë, dhe më pas refuzoi çdo komunikim me pinguinët e rinj.  

Veterinerët u detyruan ta “venin në gjumë” definitivisht përmes një shiringe, dhe ndoshta për një moment ajo i është rikthyer sërish bardhësisë së akullit arktik.