Lleshaj në analizën e Policisë së Vlorës: Ka individë që kanë dështuar në misionin e tyre

lleshajjjj 1100x620

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte i pranishëm në Vlorë ku mori pjesë në analizën vjetore të drejtorisë së policisë së këtij qarku.

Pas takimit, ai foli për arritjet e deritanishme në fushën e narkotikëve si dhe për sekuestrimin e pronave të krimit si rrjedhojë e vijueshmërisë së Operacionit Forca e Ligjit. 

Lleshaj tha se ka pasur problematika dhe individë të cilët kanë dështuar në misionin e policisë për të luftuar kanabisin, për të cilët janë marrë masa, duke prekur indirekt pezullimet në radhët e policisë të një muaji më parë. 

Sakaq, analiza e sotme në Policinë e Vlorës konsistonte në përgatitjen për të vijuar luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kultivimit në këtë fazë të dytë. 

Po ashtu, Lleshaj tha se policia po vijon punën për të zhdukurit e 4 viteve të fundit.