Rezultati i takimit virtual Hoti-Macron: Delegacionet Kosovë-Francë takohen më 26-27 nëntor për liberalizimin e vizave

126166516 3842971532430839 5914337718867880299 o 1100x620

Delegacionet teknike të Kosovës dhe Francës do të takohen më 26 dhe 27 nëntor, në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe liberalizimin e vizave. Lajmi është njoftuar në Twitter nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, një ditë pas videokonferencës me presidentin francez.

“Më 26 dhe 27 nëntor, delegacionet teknike të Kosovës dhe Francës do të takohen në lidhje me bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë, duke u përqendruar në çështjet në lidhje me liberalizimin e vizave. Marrëveshja është rezultat i marrëveshjes me presidentin, Emmanuel Macron gjatë videokonferencës së djeshme.

Pas këtij takimi është parashikuar së shpejti një takim politik në nivelin e ministrive të brendshme të të dyja vendeve

“Pas takimit teknik, një takim politik në nivelin e ministrive të brendshme të të dy vendeve pritet shumë shpejt”, shkruan Hoti.