Mbi 700 të shëruar, në 24 orët e fundit, në Kosovë

koronavirusi Kosove 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan se nga 1930 testime të kryera, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 855 persona.

Vatra kryesore në vend vijon të jetë Prishtina me 298 infeksione ditore.

Në 24 orët e fundit, Kosova ka shënuar gjithashtu 11 viktima, për një total prej 855 fatalitetesh.

Lajmi i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 748 pacientë. Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 32.877, prej të cilave aktive janë 12.220 pacientë.