Napoli, edhe Rrahmani pozitiv me koronavirus

rrahmani 600x338

Pas Elseid Hysajt, edhe Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të grumbullohet për ndeshjen e Napolit ndaj Milanit, që do të luhet ditën e diel.

Ky është një tjetër problem për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili përveç dy lojtarëve shqiptarë, do të duhet të bëjë edhe pa portierin Ospina dhe sulmuesin Osimhen.

Ndërkohë, Bakayoko ka pasur temperaturë ditët e fundit, por një simptomë kjo që nuk ka lidhje me koronavirusin. Mesfushori do të mund të luajë titullar nëse është në formën e duhur.