Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

Untitled collage 37 1100x620

Ndërron jetë në Iran burri më i vjetër në vend dhe në botë, i cili sipas dokumentave zyrtare ishte 138 vjeç.

Ahmad Soufi,  anëtar i minorancës kurde u shua në Saqqez, në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.

Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur më 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet zyrtarisht si më i vjetri në botë, japonezja Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç.

Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindjeje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me presidentin e SHBA-së, Franklin D. Roosevelt.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 13 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 782 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 572 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 480 pacientë të shtruar në spital, 33 në terapi intensive, 14 të intubuar