Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nevil Dede gati për provën e parë, Tirana përballë Vllaznisë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 17:03 | Futboll
Nevil Dede gati për provën e parë, Tirana përballë

Java e tretë në Kategorinë Superiore sjell derbin e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana.

Shkodranët janë ata që kryesojnë me pikë të plota dhe kërkojnë suksesin e tretë me radhë përballë kryeqytetasve, të cilët do të shfaqen për herë të parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Nevil Dede.

Pas tensioneve me klubin për pagat e prapambetura dhe bojkotit të stërvitjes të së enjtes, Kukësi zbriti në fushë dhe kreu përgatitjet e fundit përpara transfertës së Durrësit, ndërsa nuk ka regjistruar ende asnjë pikë këtë sezon.

Pas suksesit pikërisht ndaj Kukësit, Partizani tashmë kërkon vazhdimësinë, por përballë ka një skuadër solide sikurse është Laçi.

Bylis dhe Skënderbeu luajnë për fitoren e parë sezonale, ndërsa Kastrioti ka bërë një nisje pozitive të kampionatit dhe përballë Apolonisë ka shansin që të grumbullojë edhe më shumë pikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë