OBSH nuk këshillon përdorimin e Remdesivirit, ilaçit të vetëm që mori miratimin e FDA-së

Remdesivir 1100x620

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përditësuar udhëzimet e saj të vazhdueshme për Covid-19, duke këshilluar mospërdorimin e ilaçit antiviral remdesivir për të trajtuar pacientët e shtruar në spital, pa marrë parasysh sa e rëndë mund të jetë sëmundja e tyre.

Sipas ndryshimeve, botuar në revistën mjekësore BMJ, të enjten, provat aktuale nuk sugjerojnë mes të tjerave që remdesivir nuk ndikon në uljen e vdekshmërisë nga Covid-19 ose në nevojën për ventilim mekanik.

Njoftimi vjen rreth një muaj pasi kompania Gilead Sciences, prodhuesi i remdesivir, njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) miratoi remdesivirin për trajtimin emergjent të infeksionit të koronavirusit.

Ky ilaç u bë medikamenti i parë i koronavirusit që mori miratimin e FDA.