Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Uruguai kthehet në vatër të Covid-19

su 600x338

Zgjerohet me përmasa të frikshme vatra e infeksionit të Covid-19 e krijuar në përfaqësuesen e Uruguait. Pas dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, shkoi në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi.

Në total janë nëntë futbollistë të prekur, mes të cilëve edhe ylli i sulmit, Luis Suarez dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik.

Rasti i Uruguait, ashtu si edhe shumë përfaqësuese të tjera të prekura, mes të cilave edhe Shqipëria, konfirmuan problematikën që kanë krijuar ndeshjet ndërkombëtare në situatën e pandemisë globale.