Pas suksesit të “A Star Is Born”, Lady Gaga në bisedime për të luajtur në një film me Brad Pitt

gaga pit 1100x620

Nga Bradley Coooper te Brad Pitt, Lady Gaga di si të zgjedhë aktorët më të mirë të Hollivudit për të punuar. Ajo do të interpretojë së bashku me Brad Pitt në një film thriller aksion, të titulluar “Bullet Train”.

Sipas thashethemeve, këngëtarja dhe aktorja është në bisedime për t’u bashkuar me kastin, pas performancës së paharrueshme në “A Star is Born”.

Përveç Brad Pitt, në kastin e “Bullet Train“ janë edhe shumë aktorë të tjerë kryesorë, duke përfshirë Joey King, Aaron Taylor Johnson, Zazie Beetz, Brian Tyree Henry, Andreë Koji, Masi Oka dhe të nominuarin dy herë për Oskar, Michael Shannon.

Por, pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme, emri i Lady Gaga nuk është konfirmuar ende.

Për çfarë bën fjalë filmi i ri Lady Gaga dhe Brad Pitt?

“Bullet Train” është një përshtatje e romanit japonez “Maria Beetle nga Kotaro Isaka”. Thuhet se filmi do të qëndrojë në mjedisin japonez të librit dhe për këtë arsye do të xhirohet i gjithi në Japoni.

Filmi tregon historinë e pesë vrasësve, të gjithë brenda një treni, të përfshirë në rrethana misterioze.

Sa i përket rolit të Lady Gaga, nuk dihet ende asgjë, por një gjë është e sigurt: kjo mund të jetë diçka ndryshe për të cilën duhet të punojë, nga këndvështrimi i karrierës.

Edhe pse Lady Gaga fillimisht hyri në zemrat e fansave si këngëtare, publiku i gjerë e vlerësoi shumë atë edhe si aktore.

Ylli nga ana tjetër zbuloi se aktrimi ka qenë gjithmonë dashuria e saj e parë. Në atë kohë, këngëtarja tregoi se ishte Bradley Cooper, regjisori i “A Star Is Born” dhe, rastësisht, një mik i mirë i Pitt, i cili e tërhoqi atë me sukses në botën e kinemasë.