Pompeo, sekretari i parë i shtetit që viziton “Tokën e pushtuar”

1 70 1100x620

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vizituar një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, vizita e parë e tillë nga një zyrtar i lartë i SHBA.

Udhëtimi drejt kësaj zone erdhi pasi Pompeo tha se vendbanimet nuk binin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke ndryshuar kështu një qëndrim të mbajtur prej kohësh nga SHBA.

Deklarata zemëroi palestinezët, të cilët kundërshtojnë vendbanimet në një tokë që ata e pretendojnë si pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm të pavarur.

Pompeo bëri një vizitë edhe në Lartësitë e Golanit, ku deklaroi se ky territor është pjesë e Izraelit.

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit erdhi në muajt finalë të presidencës së Donald Trump, pasi mediat projektuan Joe Biden fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Palestinezët shpresojnë që demokrati të kthejë vendimet e paraardhësit, që sipas tyre kanë favorizuar Izraelin.