Qentë zbulojnë kanibalin 41-vjeçar në Berlin, arrestohet mësuesi i matematikës

qeni berlin 1100x620

Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasje të motivuar seksualisht dhe kanibalizëm pasi kockat e një viktime u gjetën në një park në Berlinin verior.

Ekspertët e Forenzikës përcaktuan se eshtrat i përkisnin një 44-vjeçari i cili u zhduk dy muaj më parë.

Mediat gjermane raportojnë se ishin qentë Sniffer e çuan policinë në banesën e të dyshuarit në Berlin. Mësohet se ai është një mësues 41-vjeçar i matematikës.

Eshtrat e 44-vjeçarit u gjetën në parkun Buch më 8 nëntor nga njerëzit që ishin duke shëtitur.

Një polic i tha të përditshmes së Berlinit BZ se një kockë ishte “plotësisht pa mish” dhe kishte indikacione të tjera “që na bëjnë të dyshojmë fort se Stefan T ishte viktimë e një kanibali”.

Vrasësi i dyshuar, i quajtur vetëm si Stefan R. kishte vizituar “dhomat e bisedave përkatëse në internet”, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.  Është zakon që sipas ligjeve gjermane të privatësisë të mos zbulohen mbiemrat në hetimet policore.

Stefan T, një inxhinier elektrik, u largua nga banesa e tij pak para mesnatës së 5 shtatorit dhe më vonë u raportua i zhdukur nga shokët e banesës.

Media gjermane po krahason këtë rast me atë të Armin Meiwes, një kanibal gjerman i burgosur përjetë në vitin 2006. Ai u zbulua se kishte takuar viktimën e tij në internet për njerëzit e interesuar në kanibalizëm. Ai filmoi vrasjen dhe prokurorët thanë se 44-vjeçari Meiwes, kishte vrarë viktimën e tij, një mashkull 43-vjeçar mashkull për kënaqësi seksuale.