Real Madrid regjistron një tjetër futbollist me koronavirus

real madrid 1100x620

Tjetër lajm i keq për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane. Pas dëmtimit të Sergio Ramos me Spanjën, Luka Jovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kthimit nga ndeshjet me kombëtaren serbe.

Madrilenët kanë regjistruar javët e fundit edhe 3 raste të tjera me Covid-19: Militao, Casemiro dhe Hazard.

Të tre këta lojtarë iu bashkuan stërvitjes me skuadrën këtë javë dhe mund të jenë pjesë e ekipit që do të përballet me Villarreal, ditën e shtunë.