Rinumërimi konfirmon fitoren e Biden në Xhorxhia

trump 2 1100x620

Rinumërimi me dorë i votave për zgjedhjet presidenciale, të 3 nëntorit, në Xhorxhia, rikonfirmoi edhe njëherë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, ndërkohë që përpjekjet ligjore të aleatëve të Trump për të kundërshtuar humbjen u rrëzuan në 3 shtete të tjera.

Sipas auditit të bërë nga autoritetet e Xhorxhias, kandidati demokrat e mundi rivalin e tij republikan në Shtëpinë e Bardhë me një diferencë prej 12.284 votash.

Gjatë një deklaratë për shtyp, Joe Biden u shpreh se Trump e dinte që nuk do të fitonte gjë nga ky rinumërim dhe se kjo gjë që po bënte ishte totalisht e papërgjegjshme. Demokrati pritet të betohet si presidenti i 46-të i SHBA, në janar.

Nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, Biden ka marrë 5.9 milionë vota më shumë se Trump. Ndërkohë që, për sa iu përket votave elektorale ai udhëheq me 306 ndaj 232 që ka rivali i tij.