Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Si nëpër filma, grabitet me armë dhe eksploziv banka në Prishtinë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 09:23 | Kosova

Persona të armatosur kanë grabitur filialin e një banke në Prishtinë në orët e para të mëngjesit.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, grabitja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku persona të armatosur kanë sulmuar bankën që ndodhej në “Rrugën B”.

Grabitësit kanë përdorur eksploziv për të hedhur në erë bankomatin që ndodhej në ambientet e bankës dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të rojes. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhi grabitja në Prishtinë, ndërkohë që janë ngritur dhe postblloqe për kapjen e autorëve.

Momentalisht, ende nuk dihet sasia e parave që grabitësit kanë marrë në bankë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë