Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vijon ndëshkimi i qytetarëve që nuk mbajnë maska, gjobë dhe një lokali

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 12:41 | Aktualitet
Vijon ndëshkimi i qytetarëve që nuk mbajnë maska, gjobë

Policia e Shtetit njofton se, në 24 orët e fundit, ka gjobitur 645 persona të tjerë në të gjithë vendin për mosrespektim të rregullit anti-Covid për mbajtjen e maskës në ambientet publike.

Gjithashtu, masë administrative është vendosur dhe ndaj një subjekti për shkelje të protokollit të sigurisë kundër koronavirusit i cili mori një gjobë prej 1 milion lekësh.

Në komunikatën e policisë mësohet se janë ndëshkuar dhe 9 qytetarë të tjerë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00 në një kohë kur kjo gjë është e ndaluar, përveçse për arsye madhore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu