Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

12 milionë të infektuar në SHBA, 9 në Indi, Greqia për herë të parë tejkalon 100 viktimat

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 22:51 | Bota
12 milionë të infektuar në SHBA, 9 në Indi, Greqia për

Vendet më të mëdha dhe të populluara po shohin rritje të madhe të rasteve të koronavirusit në ditët e fundit. Autoritetet amerikane zyrtarizuan se vendi ka tashmë kaluar shifrën e 12 milionë të prekurve nga COVID-19, ndërkohë që viktimat në atë vend janë më shumë se 261 mijë.

Por mijëra kilometra më larg, edhe India përjetoi sot tejkalimin e një pragu të padashur, atë të 9 milionë të infektuarve, 46 mijë vetëm në 24 orët e fundit. Shqetësuese situata në Delhi, ku terapitë intensive po i afrohen kolapsit, në një qytet ku regjistrohen prej një javë më shumë se 6 mijë  të sëmurë të rinj.  

Shumë më në veri, edhe Rusia ka regjistruar shifra të larta në ditët e fundit, 25 mijë raste të reja dhe bilanc rekord vdekjesh, 467 në një ditë,

 Në Europë, Italia është vendi me më shumë viktima në 24 orët e fundit, 692, por edhe me më shumë të infektuar, 34767, por duke parë popullatën që është pak më e madhe se gjysma e asaj italiane, situata duket tepër shqetësuese në Poloni. Vendi i veri-lindjes europiane ka regjistruar sot më shumë se 24 mijë raste dhe 574 viktima.

Kritike situata paraqitet edhe në Rumani, me pothuajse 10 mijë raste dhe 160 viktima, ndërkohë që për herë të parë Greqia tejkalon 100 të vdekurit në një ditë, ekzaktësisht 108 të tillë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani