Akuza për fshehjen e viktimave, Basha: Ramës po i duhen 48 orë për të manipuluar faktet

27 TETOR BASHA KONFERENCE frame 39942 1100x620

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po i përgjigjet akuzave të opozitës se qeveria po fsheh numrin e të vdekurve nga pandemia, lideri I Partisë Demoratike Lulzim Basha i paraprin përgjigjes së Ramës, duke akuzuar atë se iu kanë dashur 48 orë për të manipuluar faktet.

“Pas denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka”, ishin fjalët e Bashës.