Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave, Rama do të flasë sot

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 14:43 | Politikë
Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave, Rama do të flasë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, në orën 18:00, do të japë një mesazh për shqiptarët pas akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të të vdekurve nga Covid-19.

“Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkroi Rama në Facebook.

https://a2news.com/2020/11/21/prokuroria-dhe-spak-te-nise-urgjentisht-hetimet-pd-fshehja-e-vdekjeve-kriminale/

Sipas Partisë Demokratike, në statistikat e vdekjeve, zyrtarisht po përfshihen vetëm persona me tampon pozitiv. Pacientët që janë shtruar në spitalet Kovid pas analizave të tjera, dhe kanë humbur jetën aty, nuk figurojnë në këto statistika.

Lulzim Basha këmbëngul në vërtetësinë e akuzave të tij se janë 414 vdekjet me Covid, të fshehura nga qeveria shqiptare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani