Carrasco zyrtarizon krizën e Barcelonës, blaugranat në “mesin” e klasifikimit, Atletiko i pari

Atletiko 1100x620

Barcelona nuk po gjen më veten. Humbja e sotme ndaj Atletikos së Madridit në transfertë zyrtarizon krizën tek katalanasit, që ndodhen tashmë në mesin e klasifikimit, në vend të dhjetë, me distancën që po bëhet gjithmonë më e madhe pikërisht nga Atletiko që ka marrë provizorisht komandën e kampionatit spanjoll.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, ku një kundërsulm i djemve të Simeones u  finalizua nga belgu Carrasco, ndërkohë që përgjegjësi të madhe ka edhe portieri gjerman ter Stegen, që tentoi të ndërhynte pothuajse në mesfushë.