Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ekipi i Rashicës “bllokon” Bayernin, Leverkuzeni një pikë poshtë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 17:48 | Futboll
Ekipi i Rashicës “bllokon” Bayernin, Leverkuzeni një

Werder Brema arrti në një “sipërmarrje” jo të thjeshtë në Bundesliga, atë të ndalosh Bayern Munich.

Ekipi ku luan si titullar edhe kosovari Milot Rashica arriti të bllokojë 1-1 në shtëpi kampionët e Europës në fuqi, falë golit të bukur të Eggestein në pjesën e parë, që Bayern arriti vetëm të barazojë në pjesën e dytë me një gol me kokë të Kinglsey Koman.

Frenimi i Bayern i jep frymëmarrje ekipeve të tjera pretendente, me Leverkuzenin që ngjitet në kuotën e 18 pikëve, një më pak se Bayern, pas fitores në transfertë në Bielefeld.

Ndërkohë Leipzig mund të marrë kreun e Bundesligës po fitoi në Frankfurt, dhe Dortmund mund të afrohet me fitoren ndaj Herthës në Berlin.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani