Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tamponët në privat, ISHP vonon rikonfirmimin. Rrezik përhapja e virusit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 14:12 | Aktualitet
Tamponët në privat, ISHP vonon rikonfirmimin. Rrezik përhapja e

Për të mësuar nëse je i infektuar nga koronavirusi është mundim më vete. Edhe kur mendon t’i drejtohesh privatit, megjithë kostot e kripura, as aty nuk i shpëton burokracive të shtetit.

Nëse rezulton pozitiv, analiza duhet të rikonfirmohet nga Instituti i Shëndetit Publik, pa përgjigjen e të cilit nuk hyn në sistem. Pritjet e gjata për përgjigjen zyrtare, jo vetëm çojnë dëm shpenzimin e qytetarëve, por rrisin rrezikun për përhapjen e virusit. Për shkak të vonesave të rikonfirmimit të tamponit, përgjigjja mund të dalë negative, edhe pse personi mund të jetë i infektuar.

https://a2news.com/2020/11/19/rimbursimi-i-barnave-testimi-per-covid-19-zvarrit-marrjen-e-ilaceve-falas/

Veçanërisht në këtë periudhë, qytetarët po e shohin privatin si zgjidhjen më të shpejtë, ndërsa ky i fundit po shfrytëzon pandeminë për çmimet.

Pas ankesave të qytetarëve, laboratorët pirvatë unifikuan çmimin e analizave për Covid-in. 8500 lekë të rinj kushton kryerja e tamponit dhe më pak se gjysma e kësaj vlere testi serologjik. Për një familje me 5 anëtarë, vetëm kryerja e tamponit kushton mbi 40 mijë lekë të rinj, pa llogaritur analizat e tjera.

Ky dimër në pandemi do të jetë i vështirë jo vetëm për shëndetin, por edhe për xhepin e qytetarëve, të cilët duhet të përballojnë me sakrifica sëmundjen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë