“Troket” dimri, reshjet e para të borës në Dardhë dhe Voskopojë

Dimri po “troket” tashmë edhe në vendin tonë. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje të vendit. Më konkretisht në fshatin turistik të Dardhës dhe Voskopojës.

Reshjet janë me intensitet të ulët ndërsa kanë nisur prej gati 1 ore dhe janë ende të pranishme në lartësi mbi 1200m.

Sipas zyrtarëve të autoritetit rrugor, reshjet e pakta do të përfshijnë fshatrat turistike, Dardhë, Voskopojë dhe Qafë Qarrin, ndërsa janë në gatishmëri mjetet borëpastruese për çdo situatë.

Këtë vit dëbora është e vonuar në këto lartësi dhe kjo duket se i ka dhënë më shumë kohë autoriteteve dhe kompanive të përgatiten. Megjithatë në varësi edhe reshjeve që priten sigurisht që Dardha dhe Voskopoja do të kenë pak a shumë problematikat e vogla të çdo dimri.