Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vazhdon ulja e lindshmërisë në Vlorë, në dy dekada tri herë më pak lindje

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 11:17 | Sociale
Vazhdon ulja e lindshmërisë në Vlorë, në dy dekada tri

Vlora ashtu si gjithë vendi prej vitesh po përjetojnë një plakje të shpejtë të popullsisë, e cila pasohet edhe me ulje të ndjeshme të lindshmërisë. Në qytetin bregdetar çdo vit shënohen më pak lindje se viti paraardhës, ndërsa në dy dekadat e fundit lindjet janë ulur me tri herë. Ndërkohë, bonusi i qeverisë, që synon të nxisë rritjen e lindshmërisë, duket se ende nuk ka dhënë efektet e tij.

Lindshmëria me shifrat gjithnjë në rënie ashtu si në gjithë vendin edhe në Vlorë prezantojnë një situatë të ngjashme deri alarmante. Nga viti në vit numri i lindjeve po pëson rënie. Sipas shefit të shërbimit të Obstetri-Gjinekologjisë, në maternitetin e Vlorës, pandemia, ndonëse ka pasur rolin e saj, nuk shikohet si faktor që ka ndikuar në rënien e lindshmërisë për vitin 2020, duke shënuar një numër më të vogël lindjesh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ulja e lindshmërisë krahasuar në kohë më të gjatë sjell shifra akoma më të thella negative krahasuar me lindjet në ditët e sotme.

Gjendja ekonomike dhe emigracioni shikohen si faktorët kryesorë në uljen e lindshmërisë dhe plakjen e shpejtë të popullsisë në qytetin e Vlorës. Ndërsa bonusi i vënë në dipsozicion nga qeveria prej më shumë se dy vitesh duket se ende nuk ka dhënë efekte edhe pse në maternitetin e Vlorës është hapur një zyrë e Gjendjes Civile për dhënien e menjëhershme të bonusit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli