Avioni i parë personal në historinë e klubit, ankthi i Lacios në fluturim përpara ndeshjes me Krotonen

Untitled collage 31 1 1100x620

Udhëtimi i klubit të Lazio-s me avionin e parë të personalizuar do të mbahet mend për tre pikët në Korotone por më shumë se aq, për ankthin që stafi dhe futbollistët përjetuan gjatë fluturimit për në Kalabri.

Moti i keq që kishte përfshirë këtë rajon prej të enjtes së kaluar e bëri mjaft problematike uljen e avionit të kryeqytasve në aeroportin e Pitagoras, për shkak të të erërave të forta.

Avioni u detyrua të bënte tre rrotullime më shumë mbi pistë për të gjetur kushtet e përshtatshme për tu ulur. Imobile ishte një nga ata i cili tregoi frikën e përjetuar gjatë vajtjes.

“Dje djersita më shumë se sot”, shkroi sulmuesi në rrjetet sociale referuar udhëtimit të një dite përpara ndeshjes me Krotonen.

Por nuk mbaron me kaq, pasi problemet e shoqëruan ekipin italian edhe në kthim. Aeroporti nuk lejoji më fluturime deri në përmirësimin e motit, kështu Lazio udhëtoi me autobus drejt aeroportit të Lamezias, e më pas iu drejtua kryqytetit me një tjetër çarter.