Covid-19 dhe shifrat, OBSH: 56 milionë të infektuar dhe rreth 1 milionë e gjysëm viktima

obsh 600x338

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në mbarë botën në mbi 56 milionë. Bashkë me to, është rritur edhe numri i viktimave, në mbi 1 milionë e 355 mijë mijë. 

Shifrat janë publikuar nga OBSH, e cila po sheh me shqetësim situatën dhe rritjen e shifrave në Europë dhe në Azinë Juglindore.SHBA mbeten në vend të parë për nga numri i të infektuarve dhe vdekjeve poashtu, duke shënuar për vetëm 24 orë, 186.500 raste të reja dhe thuajse 2 mijë viktima.

Situata është rënduar po ashtu në Indi, Brazil Rusi  ndërsa në Europë, shifrat tregojnë rritje rekord të rasteve të reja në Francë dhe Itali.