Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Fauci: Nuk do të hezitoja ta bëja vaksinën, respektoni masat

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 21:51 | Bota
Fauci: Nuk do të hezitoja ta bëja vaksinën, respektoni masat

Eksperti i sëmundjeve infektive dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, është shprehur se ai nuk do të hezitonte të merrte vaksinën ndaj koronavirusit, nëse do të ishte pjesë e grupit që do të rekomandohej.

“Patjetër që do ta bëja. Unë do të shikoja të dhënat, dua të them tani, FDA do ta bëjë këtë përcaktim. Por nuk do të ngurroja ta merrja, as nuk do të kisha hezitim t’ia rekomandoja familjes sime”, është shprehur Fauci.

Ndërkohë, pavarësisht se vaksina është në prag, ai u ka bërë thirrje njerëzve që të vijojnë të respektojnë masat e vendosura nga autoritet. “Qëndroni larg bareve e restoranteve, sidomos atyre të mbyllura”, theksoi Fauci.

https://a2news.com/2020/11/19/vaksina-e-oksfordit-nxit-reagim-te-forte-imunitar-tek-te-moshuarit/
https://a2news.com/2020/11/20/merkel-zbulon-kur-do-te-nise-vaksinimi-kunder-koronavirusit-ne-europe/
https://a2news.com/2020/11/22/putin-rusia-gati-tia-siguroje-vaksinen-e-saj-anticovid-cdo-vendi-ne-bote/
https://a2news.com/2020/11/22/se-shpejti-vjen-dhe-supervaksina-qe-lufton-koronavirusin-dhe-gripin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë