Ibrahimovic vendos edhe në Napoli, shënon dy gola dhe largohet i dëmtuar

Ibraaaa 1100x620

Milani ka bindur edhe njëherë tjetër në Serie A këtë sezon dhe këtë e ka bërë në transfertë, duke mposhtur Napolin e Gattuso-s 1-3.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste për shënim, ndërsa goli erdhi në minutën e 20, kur Ibrahimovic realizoi me kokë pas asistit të Theo Hernandez. Napoli e rriti lojën në drejtim të portës së Milanit, por ishin sërish kuqezinjtë që shënuan edhe golin e dytë. Sërish Ibrahimovic, por këtë herë asistues ishte Rebic.

Në minutën e 63, Mertens ngushton shifrat dhe Napoli vijon të luajë për golin e barazimit, por një ish-kuqezi del në skenë dhe “tradhton” Gattuson. Bakayoko lë Napolin me një lojtar më pak në minutën e 65-të, pasi kryen ndërhyrjen e dytë të gabuar dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Minuta më e keqe për kuqezinjtë në këtë takim ishte ajo e 79-të, kur Ibrahimovic la fushën e lojës për një dëmtim, i cili frikëson Milanin.

Në fundin e ndeshjes pati vend edhe për golin e tretë, i cili u realizua nga talenti norvegjez, Hauge.

Me këtë fitore, Milani rimerr vendin e parë në renditje, me 20 pikë, ndërsa ndiqet nga Sassuolo me 18 pikë.