Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, mbi 1100 raste të reja në 24 orë

Koronavirusi ne maqedonine e veriut 1100x620

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shtetet fqinje. Një nga më të goditurit nga pandemia është Maqedonia e Veriut, e cila vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar 1112 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë, në shtetin fqinj kanë humbur jetën edhe 24 persona të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 709 të tjerë.

Situatë e rëndë paraqitet edhe në Greqi, ku autoritetet shëndetësore në këtë raportuan 103 persona të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa theksohej se mbi 500 pacientë ndodheshin në intubim.