Liverpool rikthehet në krye të Premier League, mposht Leicester

liverpool 1 1100x620

Liverpool-i mposhti pastër 3-0 Leicester dhe u rikthye në krye të Premier League, me pikë të barabarta me Tottenham.

Kampionët në fuqi të Anglisë e dominuan ndeshjen, ndërsa realizuan dy gola që në pjesën e parë. Në minutën e 21, Evans realizoi një autogol, ndërsa 20 minuta më pas, Jota shënoi edhe golin e dytë për ekipin e Klopp.

“The Reds” e patën të lehtë të menaxhonin rezultatin në pjesën e dytë, ndërsa realizuan edhe golin e tretë me anë të Firmino.

Në këtë takim, Liverpool ishte pas Salah, i cili është infektuar me koronavirus.