LSI votoi për strukturat e reja, Monika Kryemadhi e vetmja kandidate në garë

Mb Zgjedhjet e LSI frame 647 1100x620

Lëvizja Socialiste për Integrim votoi dje për zgjedhjen e delegatëve të Konventës Kombëtare që mbahet në dhjetor.

Forum ky, nga i cili do të dalë edhe ekipi drejtues i partisë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Monika Kryemadhi ishte e vetmja në zgjedhje për të marrë një tjetër mandat në krye të LSI. 

Në deklaratën e saj pas votimi, Kryemadhi tha se nuk kishte pse të ishte një garë fiktive.

“Nuk mendoj se pozicioni i Monikës me pozicionin e Edi Ramës, janë njëlloj. Monika nuk ka frikë nga gara, nuk ka frikë nga zgjedhjet”, theksoi Kryemadhi.

Votimet ishin online dhe në qendra votimi, praktikë që do zbatohet edhe në zgjedhjet e 25 prillit.