Mbi 700 infeksione ditore dhe 10 viktima nga koronavirusi në Kosovë

koronavirusi koalicioni kosove 1100x620

Kosova ka raportuar se nga 1831 testime të kryera, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 707 persona. Vatra kryesore në vend vijon të jetë Prishtina me 380 infeksione ditore.

Po ashtu, Instituti I Shëndetit Publik njoftoi se vendi ka shënuar gjithashtu 10 viktima, për një total prej 914 fatalitetesh.

Lajmi i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 550 pacientë.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 34.295, prej të cilave aktive janë 12.338 pacientë.