Merret vendimi në Milano: Duhani ndalohet edhe në ambientet e jashtme

duhani cigare ndalohet ne milano brenda jashte gjoba tymosja 1100x620

Dikur dukej e pamundur që duhani të ndalohej në ambientet e mbyllura, por tashmë ka ardhur momenti që ai të ndalohet edhe në ambientet e jashtme.

Ky vendim është marrë nga autoritetet lokale në Milano dhe do të hyjë në fuqi në këtë qytet prej datës 1 janar të vitit 2021.

Nga transporti publik, parqet, te stadiumet, askush nuk do të lejohet të tymosë më cigare. Pirja e duhanit do të lejohet vetëm nëse qëndroni të paktën 10 metra larg personave të tjerë. Ndërkohë, nga 1 janari i vitit 2025, duhani do të ndalohet në të gjitha mjediset e jashtme publike.

Ky vendim është marrë për shkak të ndotjes së madhe të ajrit që ka ky qytet në Itali.