Operacioni në Spanjë, sekuestrohen 18 tonë kanabis, goditet grupi me 13 shqiptarë

Policia kombëtare spanjolle zbuloi 17 parcela të vogla në të cilat ishin shpërndarë më shumë se 7,800 bimë marijuana. Sipas autoriteteve spanjolle katër plantacione u gjetën në malet e qytetit Huesca të Agüero, ku dhe u prangosën dy grupe trafikantësh shqiptarë.

Si rezultat i veprimeve në Agüero agjentët sekuestruan rreth 18.5 tonë marihuanë si dhe arrestuan 13 shqiptarë. Të gjitha plantacionet ishin të fshehura në zona të pyllëzuara ndërsa trafikantët kishin prerë pishat për të krijuar kushtet e favorshme për parcelat e kanabisit.

Për ujitje ata kishin krijuar gomone artificiale për të ruajtur ujin, i cili shpërndahej në fushat e kanabisit me pompa që furnizoheshin me energji nëpërmjet gjeneratorëve.

Operacioni i Gjelbër filloi në Shkurt 2019. Gjatë fazës së dytë nga gushti 2019 deri në tetor 2020 më shumë se 800 plantacione ‘kanabis’ u goditën në operacione të ndryshme të kryera në të gjithë vendin.

Në total janë sekuestruar 48 mijë kilogramë kanabis, 3,140 kg kokainë, 85 kile heroinë, 458 armë zjarri dhe më shumë se 7,600,000 euro.