Samiti i G20-ës: Mësimi duhet të vijojë në shkolla jo online

Mesimi ne shkolla gjate pandemise koronavirus ne europe bote covid19 1100x620

Në kursin e takimit të 20 vendeve më të industrializuara të globit u ra dakord që mësimi duhet të vazhdojë në shkolla dhe institucionet arsimore duhet të sigurojnë praninë e nxënësve në klasa.

Në dokumentin final të takimit theksohet se të gjitha shtetet kanë marrë masat e nevojshme për ta çuar deri në fund këtë proces.

Në këtë kuadër kërkohet mbështetje edhe ndaj atyre që nuk e kanë bërë diçka të tillë. Ndërprerja e arsimimit të brezave do te ishte fatale për të ardhmen kësisoj i fundit hap duhet të konsiderohet mësimi online.

Ndërkohë, pandemia e koronavirusit dhe shpërndarja e vaksinës ishin çështjet dominuese në samitin vjetor të G20-tës, i organizuar këtë vit nga Arabia Saudite. Delegatë e krerë shtetesh, u detyruan të takohen virutalisht këtë vit, mes frikës së infektimit.