Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shqetësimi i banorëve në Elbasan, ndërprerja e rrugës, burim i aksidenteve të shumta

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 13:59 | Aktualitet
Shqetësimi i banorëve në Elbasan, ndërprerja e rrugës,

Një ndërprerje e gabuar në rrugën urbane "Thoma Kalefi" në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese" në Elbasan është bërë burim aksidentesh.

Më i fundit ndodhi pak kohë më parë e si pasojë një 22- vjeçar ndodhet në spital duke luftuar për jetën.

Fluksi i lartë i automjeteve dhe mungesa e sinjalistikës e kanë bërë këtë vend të frikshëm për të kaluar ndaj banorët e kësaj lagjjeje kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi kanë frikë për jetën e tyre.

Shpesh herë, ata tregojnë se kanë qenë vetë dëshmitarë të aksidenteve, ndërsa ankesat kanë rënë në vesh të shurdhër. Akoma me problematik ky segment rrugor bëhet në mëngjes kur kalojnë qindra nxënës të shkollave 9-vjecare dhe një të mesme.

Krahas neglizhencës së institucioneve, situate rëndohet më shumë dhe nga papërgjegjshmëria e drejtuesvë të mjeteve dhe mungesës së patrullimeve nga policia rrugore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë