Situata me pandeminë, hapet pavioni i tretë në spitalin Covid 3

Screenshot 1 1100x620

Nëndrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Arjana Strakosha në një deklaratë për shtyp bëri me dije se është hapur në orët e fundit dhe pavioni i tretë në spitalin Covid 3 dhe sipas saj ka ende kapacitete për të pritur pacientë me koronavirus.

Nëndrejtoresh e QSUT u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe përsëriti edhe një herë thirrjen ndaj qytetarëve që të zbatojmë masat antiCovid.

“Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërisht të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të pritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve, me investimet përkatëse

Është gati për të pritur të sëmurët dhe COvid-4 sapo të mbushen kapacitetet. Qytetarët të zbatojnë rregullat. Të evitojnë baret, festat, ditëlindjet. Në këtë mënyrë do e përballojmë dhe më lehtë fluksin e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim” tha Strakosha.