Tirana ndez dritat për festat e fundvitit

Edhe pse festat e këtij fundviti na gjejnë në një situatë aspak normale për shkak të pandemisë së koronavirusit, kryeqyteti ndezi dritat shumëngjyrëshe për një atmosferë sa më festive.

“Ky vit ka qenë i vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë, por ne duhet të japim mesazhe shprese, të një Tirane që nuk përkulet. Prej pandemisë, shumë aktivitete janë ndaluar dhe për këto arsye kësaj here ia kemi lënë 10 vogëlushëve të ndezin dritat”, tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.