Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Turqia ndalon çarterat me pacientë me koronavirus

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 10:50 | Aktualitet
Turqia ndalon çarterat me pacientë me koronavirus

Turqia ka vendosur të mos të pranojë më pacientë me koronavirus nga vendet e tjera, që kërkojnë të kurohen në spitalet turke.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, iu dërgua me email kompanive ajrore dhe në të saktësohet se ky shërbim, është i ndaluar deri në një urdhër të dytë.

“Sjellja e pacientëve pozitiv me Covid-19 në vendin tonë me avionë privat është e ndaluar deri në një urdhër të dytë. Nëse ndalimi i përmendur nuk respektohet, për bizneset përkatëse do të zbatohen sanksione administrative", thuhet mes të tjerash në këtë email sipas medias turke Sozcu.

Ministria e Shëndetësisë turke ofron shërbim me avionë ambulancë që ka marrë me qira nga Redstar. Redstar Aviation ka 5 avionë dhe njëri prej tyre, kryente në javët e fundit 5-6 fluturime në ditë.

Kjo kompani aplikon një tarifë prej 18 mijë deri në 22 mijë dollarë për transportin e pacientëve, varësisht nga distanca nga Shqipëria, Iraku, Gjeorgjia, Rusia dhe qytete të ndryshme të Evropës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu