U dëmtua ndaj Atletico-s, Gerard Piqué do t’i mungojë gjatë Barcelonës

e 600x338

Përveçse doli pa pikë nga stadiumi “Wanda Metropolitano”, pasi u mund 1-0 nga Atletico Madrid, Barcelona mbeti edhe pa mbrojtësin Pique, i cili u dëmtua.

Këtë të diel, Barcelona doli me një deklaratë për mediat në lidhje me dëmtimin e mbrojtësit, duke konfirmuar ndrydhjen e ligamentin anësor dhe këputjen e pjesshme të ligamentin kryqëzor të gjurit.

Për momentin, mjekët synojnë të shmangin ndërhyrjen kirurgjikale, e cila do të thoshte se Pique ka mbyllur sezonin, por edhe në rastin më të mirë, ai do t’i mungojë Barcelonës për të paktën 8 javë.

Veç Pique, te Barcelona u dëmtuam edhe Sergi Roberto e Ousmane Dembele në sfidën ndaj Atletico-s së Simeones, por dëmtimet e tyre janë më të lehta.