35 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi ne maqedonine e veriut 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot një tjetër bilanc të rëndë fatalitetesh nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, në 24 orët e fundit janë shënuar 35 humbje jetësh.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore kanë raportuar se nga 1176 testime, janë regjistruar 387 raste të reja me COVID-19.

Qytetet më të prekura mbeten Shkupi me 174 raste dhe Gostivari me 56 infeksione ditore.