Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksident në Thumanë-Krujë, humb jetën një 40-vjeçare

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 12:25 | Kronikë
Aksident në Thumanë-Krujë, humb jetën një

Një aksident rrugor me pasoja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçare.

Sipas dëshmive, aksidenti ka përfshirë një trajler dhe një automjet tip Opel, ku ndodhej viktima ende e paidentifikuar bashkë me dy persona të tjerë, që janë dërguar në spital.    

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani