Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Akuzat, Bahtiri: Shpifje të ulëta, Basha nip në Kosovë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 17:59 | Politikë
Akuzat, Bahtiri: Shpifje të ulëta, Basha nip në Kosovë

I akuzuar nga kundërshtarët politikë në Tiranë se ka punuar kundër interesave kombëtare gjatë luftës së Kosovës, Lulzim Bashës i vjen mbështetja përtej kufirit.

“Apel politikanëve të bashkohen për tragjedinë që po ndodh në Kosovë”, u shpreh Agim Bahtari, kryekomunari i Mitrovicës.

Në Mitrovicë, kreu i PD-së është qyetar nderi dhe kryekomunari Agim Bahtiri i quajti shpifje, akuzat për fshehje kasetash me krime lufte.

Personat që kanë dokumentuar krimet e luftës në Kosovë dhe rolin e politikaneve e aktivistëve shqiptarë, janë ende gjallë dhe Basha e bëri të qartë këtë.

Roli i Bashës gjatë luftës së Kosovës dhe qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj pretendimeve të Dik Marti për Shtëpinë e Verdhë në Mat, kanë qenë objekt akuzash javët e fundit nga Partia Socialiste.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani