Avioni shpërthen në flakë në aeroportin spanjoll

Untitled collage 38 1 1100x620

Një avion Boeing 747-400 i British Airways ka shpërthyer në flakë në një aeroport spanjoll.

Avioni ruhej në aeroportin Castellon, pasi kohët e fundit kishte dalë jashtë shërbimi.

Pamjet tregojnë zjarrin që shpërthen nga pjesa e pasme e kabinës ndërsa tymi dilte nga avioni që pësoi dëme serioze.

Aeroporti ka konfirmuar se nga incidenti nuk ka pasur viktima pasi askush nuk ishte në bord.