Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Cristiano Ronaldo mbetet te Juventusi deri në vitin 2022

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 18:36 | Futboll
Cristiano Ronaldo mbetet te Juventusi deri në vitin 2022

Nuk do të ketë rikthim të bujshëm te Real Madrid dhe as një transferim milioner te Paris Saint Germain.

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi deri në vitin 2022, për të respektuar kontratën që ka me klubin bardhezi.

Më pas, kampionët e Italisë në fuqi mund të punojnë për rinovimin e sulmuesit portugez. Ylli i futbollit është i qetë te Juventusi, ndërsa menaxheri Jorge Mendes, edhe pse i vëzhgon me kujdes dinamikat dhe mundësitë e merkatos, për momentin nuk ka ndërmend të zhvillojë bisedime për largimin e CR7.

Me fjalë të tjera, Juventusi dhe Cristiano Ronaldo do të diskutojnë për rinovimin në një kohë të mëvonshme dhe për momentin të gjithë janë përqendruar te mbrojtja e titullit kampion apo te objektivi madhor i klubit, triumfi në Champions League.

Pas pak muajsh, në datën 5 shkurt, Ronaldo do të festojë 36-vjetorin e lindjes, por pavarësisht moshës, me klasin dhe eksperiencën e tij, nuk ka dyshime që ai do t’i shërbejë objektivave të bardhezinjve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli