Globe Soccer Award, Ronaldo dhe Messi në listë për “lojtarin e shekullit”

Soccer 1100x620

Ronaldo, Messi, Lewandowski, por edhe Shevchenko, Beckham, Ronaldinjo apo Zidane. “Globe Soccer Awards” këtë vit vjen me risi dhe një i tillë është vlerësimi që do jepet për futbollistin e shekullit.

Përkrah çmimeve të përvitshme, evenimenti që organizohet në Dubai ka vendosur të nderojë edhe protagonistë të tjerë të futbollit, të cilët kanë lënë gjurmë përgjatë këtyre dy dekadave. Trofeu kryesor mbetet ai i lojtarit të vitit, kandidatë për të cilin janë dyshja Ronaldo-Messi, por këtë herë edhe Robert Lewandowski, njeriu që fitoi gjithçka në 2020-n, apo Mohamend Salah që triumfoi në Premier League me Liverpool.

Por, sikurse do të shpallen më të mirët e vitit 2020 e njëjta gjë do të funksionojë edhe për protagonistët e 20 viteve të fundit. Katër kategoritë e reja përfshijnë lojtarin më të mirë të shekullit, ku listohen vetëm një numër i vogël legjendash të përzgjedhura nga Globe Awards.

Trajneri i shekullit, ku konkurrojnë emra si Sir Alex Ferguson, Didier Deshamps, Felipe Scolari apo Marcello Lippi. Klubi i shekullit ku përfshihet, Barca, Bayern, Juve, Liverpool apo Real Madrid ndërkohë që një trofe do të jepet edhe për agjentin e shekullit, ku mes emrave të mirënjohur spikasin Horge Mendes apo Mino Raiola.

Fituesit do të përzgjidhen nga tifozët të cilët mund të votojnë prej kësaj të hënë në faqen Globe Soccer Awards, dhe një jurie të këtij evenimenti e cila do t’i ndajë çmimet, më datën 27 dhjetor.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 1 humbje jete në 24 orë nga COVID-19
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Janë 8 rastet e reja nga COVID-19 në 3375 testime
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Marrin trajtim spitalor 19 pacientë, 5 në terapi intensive