“I vramë për një kafemuhabet tek klubi i lagjes”, apeli i zv.kryeministrit Braçe

Erion Brace dita jone zevendeskryeministri 1100x620

Zv/kryeministri Erion Braçe i ka kushtuar një postim të gjatë në rrjetet sociale situatës së pandemisë në vendin tonë dhe masave që duhet të zbatojë gjithsecili prej nesh për të parandaluar që gjendja të përkeqësohet.

Duke e konsideruar ditën e hënë si ndër më të keqen që nga nisja e pandemisë, me rreth 800 të infektuar dhe 17 viktima, Braçe iu bëri thirrje të gjithëve dhe sidomos të rinjve që të ruajnë prindërit dhe familjarët e tyre në këtë moment të vështirë, duke zbatuar rregullat e thjeshta.

Postimi i Erion Braçes

Më rëndë e më vështirë se sot, nuk ka qenë asnjëherë në 9 muaj!

A do reagojmë apo do i lëshohemi sëmundjes? Gjithçka e kishim dhe e kemi ende në në dorë;

E di që është e vështirë kështu, por duhen kufizuar patjetër takimet jashtë shtëpie! Veç punës me masat e njohura të sigurisë-Maskë, Distancë, Higjienë, çdo gjë tjetër duhet kufizuar;

Kemi refuzuar mbylljen, çfarë s’kemi thënë kundër saj, po i rezistojmë një mbylljeje të re tani, ama vete, secili prej nesh, duhet të bëj të tijën: Të mbrojë veten duke kufizuar takimet, prezencën në kafe, klube, restorante, qendra tregtare, pazare etj; Kështu mbron edhe familjen, prindërit, femijët, të afërmit!

Shiheni numrat; Mosha më e prekur tani është 65-74 vjeç!

Prej nesh që duhet të kujdesemi për ta, prej nesh që hymë e rrimë kudo e përcjellim infeksionin në shtepi, tek ta!

Po ua mbyllim jetën pabe merituar aspak këtë që po u bëjmë me harresën ndaj tyre,
me papërgjegjshmërinë tonë që godet më të pambrojturit!

A e mban dot këtë barrë kaq të rëndë për gjithë jetën?; E kishim në dorë ti shpëtonim, por i vramë për një kafemuhabet tek klubi i lagjes!