Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

KED nuk njeh vendimin e Gjykatës, skualifikon sërish Eugen Papandilen dhe Zhaklina Peton

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 19:40 | Aktualitet
KED nuk njeh vendimin e Gjykatës, skualifikon sërish Eugen Papandilen

KED skualifikon për të dytën herë nga gara për në Kushtetuese, kandidatët Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto.

Ata synonin vendin e mbetur bosh pas largimit të gjyqtarit Besnik Muçi. Papandile e Peto u rifutën në garë nga Gjykata e Apelit Administrativ që shfuqizoi vendimin e mëhershëm të KED për skualifikimin e tyre.

Në të njëjtën mbledhje, KED skualifikoi nga gara kandidatin Ilir Haznedari, që kishte aplikuar për dy vende të lira në Kushtetuese.

Këshilli ndërkohë lejoi kandidimin e Aleksandër Toma dhe po ashtu, Altin Binajn, që kandidojnë për tri vende të lira. Aktualisht, KED po punon për plotësimin e tri vendeve në Kushtetuese, dy të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe një nga Kuvendi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani