Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kina e vendosur për një sistem global të gjurmimit të Covid-19 duke përdorur kodet QR

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 15:56 | Bota
Kina e vendosur për një sistem global të gjurmimit të

Presidenti kinez Xi Jinping, po shtyn vendet drejt një sistemi global të gjurmimit të Covid-19 duke përdorur kodet QR, për të ndihmuar udhëtimet ndërkombëtare dhe biznesin gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kina urdhëroi përdorimin e gjerë të certifikatave shëndetësore të bazuara në QR në fillim të këtij viti. Sistemi, i cili përdor një barkod elektronik për të ruajtur historinë e udhëtimit dhe shëndetit të një personi, është vlerësuar se ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit.

Sistemi iu jep përdoruesve një kod me ngjyra bazuar në ekspozimin e tyre të mundshëm ndaj koronavirusit. Ngjyrat janë sipas semaforëve, ku jeshilja është më e sigurta, pastaj ngjyra e verdhë dhe së fundmi e kuqja.

Duke folur në takimin e udhëheqësve virtualë të G20, Xi tha se për të siguruar "funksionimin e qetë" të ekonomisë botërore gjatë pandemisë, vendeve iu duhet të koordinojnë një grup uniformë të politikave dhe standardeve”.

"Kina ka propozuar një mekanizëm global mbi njohjen reciproke të certifikatave shëndetësore bazuar në rezultatet e provave të acidit nukleik në formën e kodeve QR të pranuara ndërkombëtarisht. Shpresojmë që më shumë vende të bashkohen me këtë mekanizëm", tha Xi.

Ai nuk dha detaje të tjera se çfarë lloji të aplikacionit ose sistemit të kodit QR po sugjeronte ose kush do ta projektojë dhe drejtojë atë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë